Avokati Koci: Gjykatësi e ka pagën pesë herë më të lartë se procesmbajtësja - NACIONALE

Avokati Koci: Gjykatësi e ka pagën pesë herë më të lartë se procesmbajtësja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Arianit Koci ka komentuar vendimin e Qeverisë për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar për dallimet e mëdha në paga që kanë gjyqtarët me procesmbajtësit.

Sipas tij, gjyqtarët e kanë rrogën pesë herë më të lartë se kjo kategori që punojnë terë ditën.

Gjykatësi mbi 2000 euro rrogën, e procesmbajtësja që punon tërë ditën me te, pak mbi 400 euro. Deri në pesë herë rrogën më të madhe! Edhe bashkëpunëtori profesional - ka raste që ka më shumë shkollë se gjykatësi (jo domosdoshmërisht edhe përvojën), e ka pak më të madhe se procesmbajtësja rrogën - e në çdo rast gati katër herë më të vogël se gjykatësi dhe prokurori”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se tani duhet të mendohet edhe për shtresën që janë forca motorike e sistemit gjyqësor.

Natyrisht, gjykatësi dhe prokurori duhet t’a kenë rrogën më të madhe se kategoritë që i përmenda, por jo aq shumë. Tash është koha që dikush të mendoje edhe për pozitat, që janë forca motorike e sistemit gjyqësor”, ka shkruar Koci.

Lajme të ngjashme