Avokati jep detaje: Sanduloviqi u rrah nga 15 persona për shkak të postimit për Prekazin, i ra të fikët - NACIONALE

Avokati jep detaje: Sanduloviqi u rrah nga 15 persona për shkak të postimit për Prekazin, i ra të fikët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nikola Sanduloviq, politikan në Serbi, dje u njoftua se është rrahur nga shërbimi sekret serb, BIA.

Ndërsa Çedomir Stojkoviq, avokat, ka njoftuar se pas rrahjes, tash po bastiset shtëpia e Sanduloviqit.

Në një reagim në rrjetin social “X”, ai ka shkruar se kërkimfalja ndaj një populli tjetër në Serbi të dërgon drejt tortures dhe rrahjes brutale.

“Sot në mbrëmje fola me Sanduloviqin, i cili me telefon më konfirmoi se mbrëmë në ndërtesën e Agjencisë për Informim të Sigurisë në Banjicë është rrahur brutalisht, se është rrahur nga rreth 15 pjesëtarë të BIA-s, se disa prej tyre e kanë regjistruar. në telefonat e tyre dhe komentuan se video e rrahjes së tij ia dërgoi dikujt. Nikollës më pas i ra të fikët dhe më vonë u zgjua në spitalin ushtarak VMA. Kjo rrahje ndodhi për shkak të postimit të tij, i cili mori një dukshmëri të papritur të lartë që shqetësoi qartë autoritetet.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme