Avokati i Veselit: Jo vetëm një dëshmitar i rrejshëm në Speciale, dyshime për një rrjet të tërë
Detaje të reja janë zbardhur nga parashtrimi i avokatit të Kadri Veselit në Hagë, Ben Emmerson.
Pas parashtrimit të tij për dëshmi të rrejshme nga dy persona që janë të lidhur me Shërbimin Sekret Serb, Emmerson ka dhënë disa informacione tjera.
Sipas tij, këtu nuk bëhet fjalë për vetëm një dëshmitarë, por për një rrjet të tërë.
“(Redaktuar) del të jetë qendra e një rrjeti të dëshmitarëve të cilët ai i kishte ofruar direkt ose indirekt në Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Mbrojtja ka të dhëna për 15 kontakte që (redaktuar) ka pasur me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të cilat datojnë prej (redaktuar) 2017”, thuhet në parashtrim.
“Sipas vlerësimit të mbrojtjes, (redaktuar) ka ngritur pretendime dhe ka dhënë komente për më shumë se 60 individë gjatë bisedave të tij me Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Në mënyrë rutinore, ai ka ofruar ose pretenduar ta vë Zyrën e Prokurorit të Specializuar në kontakt me persona relevantë për hetimet”, thuhet në shkresën e mbrojtjes.
Raportimi i Nacionales:
