Avokati i Thaçit: Duhet të refuzohet materiali që është marrë nga Serbia kundër UÇK-së - NACIONALE

Avokati i Thaçit: Duhet të refuzohet materiali që është marrë nga Serbia kundër UÇK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Avokati i ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë për KosovaPress, ku ka folur për gjyqin që po i bëhet Thaçit e të tjerëve në Hagë.

Ai ka thënë se dokumentet e marra nga Serbia prej prokurorisë së dhomave të specializuara, janë të diskutueshme, e se duhet të refuzohen, sepse Serbia vazhdimisht ka fabriguar dëshmi kundër UÇK-së.

“Qartazi, dokumentet e marra nga Serbia janë të diskutueshme. Çështja se Serbia ka qenë historikisht e përfshirë në fabrikimin e dëshmive dhe të dëshmitarëve, prandaj argumentet që ne i kemi ngritur janë se ne jemi të thirrur të dimë se prej nga vijnë këto dëshmi, dhe të pyesim kush i shkroi këto dokumente, kur janë shkruar ato, dhe si ju në Serbi patët kontroll në këto dokumente”.

Tutuje Gregory Kehoe, ka thënë se qëllimi i prokurorisë është që gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve të bëhet në atë mënërë që procesi të zjgasë më shumë se sa për ish presidentin serb Sllobodan Millosheviq, e krejt kjo sipas tij, po mundohet të bëhet duke shqyrtuar secilin incident, që ka ndodhur në Kosovë gjatë viteve 98-99.

Kjo sipas Kehoe është strategjia e Prokurorisë.

Nuk duhet të jetë një gjyq që zgjat më shumë se gjyqi i Millosheviqit, por kjo është ajo që prokurori do të përpiqet të bëjë. Kjo nënkupton, sipas meje, se ata do të shqyrtojnë çdo incident që ka ndodhur në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999 dhe sipas një teorie të ‘ndërmarrjes së përbashkët kriminale’, t'i fajësojnë këta katër persona

Lajme të ngjashme