Avokati i Sanduloviqit: Putini i ka ndarë medalje Vuçiqit, është njeri i Rusisë e KGB-së
Çedomir Stojkoviq, avokat i Nikolla Sanduloviqit, politikanit serb që dyshohet se u rrah brutalisht nga shërbimi sekret i Serbisë, ka folur rreth Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.
Ai e ka quajtur Vuçiqin fëmijë të Vojislav Sheshelit, politikan radikal dhe ish i dënuar për krime lufte.
“Vuçiqi është fëmijë i Sheshelit… në Serbi, Vuciq i është ofruar shërbimit informativ të federatës ruse. Para disa viteve, Putin i ka ndarë medalje Vuciqit. Sipas ligjeve të federatës ruse, kjo medalje mund të jepet vetëm pas 20 vjetëve kontribut për Rusinë. Vuciq e ka plotësuar këtë kusht të Rusisë, që i bie se ai 20 vjet më herët ka qenë njeri i Rusisë, i Putinit, i KGB-së”, tha ai në "Debat Plus".