Avokati i Popullit për Gjykatën Speciale: Dilema serioze për drejtësinë dhe mungesë transparence - NACIONALE

Avokati i Popullit për Gjykatën Speciale: Dilema serioze për drejtësinë dhe mungesë transparence

1 vit më parë

nga NACIONALE

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, e ka quajtur “të papraueshme” dhe në kundërshtim me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, vendimim për zgjatjen e paraburgumit për ish-krerët e UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Mungesë transparecne, konstatoi Qelaj referuar Gjykatës Speciale, dhe se procesi është duke u zhvilluar në “rrethana që ngrenë dilema serioze për drejtësinë”.

“Po bëhen pesë vite nga kur ka filluar funksionimi i kësaj gjykate. Unë konsideroj që ka shumë dilema lidhur me atë se a po respektohen standardet për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Ka munguar një transparencë e kësaj gjykate për t’i dhënë përgjigje pyetjeve, shqetësimeve dhe dilemave të opinionit publik. Natyrisht janë çështje të ndërlikuara, delikate, të ndjeshme, për të cilat unë konsideroj që edhe institucionet vendore është dashur që të bëjnë më shumë në drejtim të monitorimit të këtij procesi gjyqësor, për t’u garantuar dhe për t’u siguruar që po garantohen dhe po respektohen këto standarde”, tha ai për Ekonomia Online.

Lajme të ngjashme