Avokati i njohur me një propozim interesant: Trepçën ua kisha dhënë ShBA-së, për garanci të përjetshme
Avokati Kujtim Kërveshi ka dalë me një propozim interesant për ndërmarrjen “Trepça”.
Ai ka bërë me dije se Kosova nuk ka kapacitet që te merret me këtë kompani.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka propozuar që kjo kompani të iu jepet amerikanëve.
Sipas tij, kjo do të ishte një garanci për shtetin e Kosovës.
“Trepçen, me dy duar ja kisha dhanë ShBA-ve! Nuk kemi kapacitet sic nuk kemi pasur tash 25 vite me u marr me te; nuk kemi para me investu dhe vetem me shpenzu; e japim per garance amerikane përjetësisht.
Pastaj, keta aksidentalet tanë të politikës nuk kanë mundesi me ba drama e me ikë prej “akteve” që ju dalin nga skenarët histerik!”, ka shkruar Kerveshi.