Avokatët e Thaçit e Veselit: Ka disa fusha të akuzës për klientët tanë në kohën kur ata s'ishin fare në Kosovë - NACIONALE

Avokatët e Thaçit e Veselit: Ka disa fusha të akuzës për klientët tanë në kohën kur ata s'ishin fare në Kosovë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Po mbahet konferenca e 14 mbi ecurinë në çështjen ku për krime lufte po akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në seancën e sotme, përveç paknaqësive të avokatëve që mbrojnë ish krerët e UÇK-së, me vonesat e materialeve, për çka kanë akuzuar prokurorinë, një gjë tjetër u vu në dukje.

Avokatët e ish presidentit Thaçi e ish kryeparlamentarit Veseli, kanë paraqitur dyshimet e tyre, se për disa nga akuzat për klientet e tyre, mund të ketë alibi

Pra, ata dyshojnë se për momentet kur ata akuzohen për kryerjen e ndonjë vepre, është lehtë e evidentueshme se Thaçi e Veseli, nuk ndodheshin fare në Kosovë, meqenëse në atë kohë ishin të angazhuar me takime jashtë vendit.

Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka thënë se klienti i tij, në një periudhë të caktuar ka qenë në Rambuje (Rambouillet), ose në udhëtime të tjera, dhe mund të ketë ngjarje që kanë ndodhur pikërisht në atë kohë, pra kur Thaçi nuk ka qenë fare në Kosovë.

Në qoftë se do të marrim parasysh kohën nga Konferenca e Rambujesë, klienti im ka qenë në Evropë duke u takuar me udhëheqës, dhe ka akuza të shumta, dhe redaktime për të marrë me mend se kur kanë ndodhur ngjarje të caktuara. Vetëm atëherë do të kemi mundësi, kur të lexojmë datat, vendet, kohën, vetëm kur të marrim ato do të kemi mundësinë për njoftim për alibi. Në periudha të ndryshme kur paraqiten ngjarjet, duhet ta dini që klienti im ka udhëtuar

Edhe avokati i Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se i kanë evidentuar dy fusha ku potencialisht mund të jetë i nevojshëm njoftimi për alibi

“Kemi identifikuar dy fusha ku mund të jetë i nevojshëm njoftimi për alibi”, ka thënë ai.

Kujtojmë se seanca është shoqëruar, disa herë me probleme teknike.

Lajme të ngjashme