“Aventurat e Kurtit i paguan Kosova me Asociacion”, Molliqaj reagon për zgjedhjet e reja në veri
Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka reaguar pas verifikimit të nënshkrimeve nga KQZ në lidhje me shkarkimin e katër kryetarëve të Komunave në veri të vendit.
Sipas tij, kjo aventurë e Kurtit do të shpaguhet me Asociacion.
E plotë:
Nënshkrimet u verifikuan. Aventurave në veri po iu vjen fundi, ashtu siç e kemi paralajmëruar.
Tash ngadalë do t'i kthehemi realitetit në tryezen e dialogut, me flamuj serb në veri dhe militantë të ngopur nga era e përkohshme e shtetit aventurier.
Dallimi i vetëm është pozicioni i dobësuar dialogues karshi Serbisë, nga sanksionet dhe irritimet e aleatëve.
Aventurat e Kryeministrit i paguan Kosova në dialog me realizimin e Asociacionit.