Avdyli paralajmëron koalicion me VV-në: Besoj do të kalohet rezultati 51 për qind
Haxhi Avdyli, deputet i partisë “Guxo”, ka paralajmëruar koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.
Në një pornoncim për RTV 21, Haxhiu ka theksuar se në orët vijuese do të zyrtarizohet koalicioni.
“Falë bashkëpunimit të mirë që kemi pasur në ekzekutiv dhe legjislativ si parti VV dhe Guxo e shohim të nevojshme që ky bashkëpunim duhet të vazhdojë dhe në këtë drejtim diskutimet kanë qenë dhe kanë vazhduar edhe sot dhe besoj do të arrihet të nje marrëveshjeje e tillë që do t’i përfshijë një bashkëpunim të ardhshëm për katër vitet e ardhshme të qeverisjes mendoj që partia Guxo i ka dhënë shumë këtij koalicioni edhe në Kuvend edhe në ekzekutiv dhe në këtë drejtim gjitha këto premisa na çojnë që ne ta vazhdojmë bashkëpunimin e ardhshëm në katër vitet e ardhshme dhe besoj se kjo do të arrihet përmes një koalicioni. Pritet në oret vijuese (zyrtarizimi i koalicionit) Koalicioni deri në orën 16:00 besoj se do sqarohen të gjitha dhe besoj se ky koalicion do të regjistrohet dhe do vazhdojmë bashkëpunimin në katër vitet ardhshme per të vazhduar punët e mira…”, tha Avdyli për rtv21.
Tutje, ai ka vlerësuar se koalicioni synon ta kaoje rezultatin e 14 shkurtit të vitit 2024.
“Besojmë se kaolcioni VV- Guxo dhe Alternativa nuk ka me pasë nevojë për parti tjera ky koalicion përbëhet për të kaluar rezultatin e 14 shurtit 2021, besoj do të kalohet rezultati 51%”, tha Avdyli për RTV21