Avdullah Hoti në Vjenë: Me Escobar diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog - NACIONALE

Avdullah Hoti në Vjenë: Me Escobar diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar për takimin që pati me Gabriel Escobar në Vjenë.

Hoti ka shkruar se Kosova nuk ka mik më të mirë se Amerikën.

POSTIMI:

​Në Vjenë, në margjina të takimit me EPP, ku me Arben Gashin po e përfaqësojmë LDK-në, kisha një takim shumë miqësor me z. Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog dhe hapat që duhet ndërmarrë në përputhje me vizionin tonë të përbashkët dhe afatgjatë për Kosovën e integruar plotësisht në strukturat euro-atlantike.

Kosova nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara

Lajme të ngjashme