Avdiu: 'Rrugaçëri' nuk është quajtur Xhaka, por gjesti i tij - NACIONALE

Avdiu: 'Rrugaçëri' nuk është quajtur Xhaka, por gjesti i tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistja Zana Avdiu ka shpjeguar një përgjigje të saj që ka shkaktuar shumë emocione, ofendime dhe kërcënime të drejtuara ndaj saj. Ajo ka thënë se nuk e ka cilësuar "rrugaç" futbollistin shqiptar Granit Xhaka, por gjestin e bërë ndaj bankinës serbe.

Sipas aktivistes Avdiu, ka mijëra arsye të tjera për t'u krenarë me futbollistët shqiptarë, por shoqëria në Kosovë zgjodhi atë foto për t'u krenuar.

“Kritika ime ka qenë ndaj njerëzve që i kanë injoruar faktet që na kanë dhënë dhe na japin krenari. Kemi pasur lojë të shkëlqyeshme të lojtarëve tanë. Kemi pasur një festim dinjitoz të Xhakës dhe Shaqirit. Kemi mijëra fakte të tjera që mund të na japin krenari. Kemi pas një lojë të jashtëzakonshme të dy lojtarëve, kemi pas një fitore të madhe falë lojtarëve tonë." - tha Avdiu në 'Pressing'.

Më vjen keq që një shoqëri krenohet me një gjest të tillë. 'Rrugaçëri' nuk është quajtur Xhaka, por gjesti", ka thënë ajo.

Kujtojmë që një status në Facebook i aktivistes Avdiu për një veprim të Granit Xhakës në ndeshjen kundër Serbisë ka bërë që reagimet në statusin e aktivistes të ishin të menjëhershme.

Ajo po merrte më shumë reagimin ‘zemërim’ se sa atë ‘pëlqim’ në profilin e saj. Aktualisht, Avdiu në staus i ka 4 mijë e 500 reagime ‘zemërimi’ dhe vetëm 337 reagime ‘pëlqimi’.

Por, ky reagim ndaj statusit veç sa po e paralajmëronte atë që do të ndodhte më vonë. Komente dehumanizuese që mësynin t’i vrisnin karakterin kishte nga shumë qytetarë të rëndomtë, në të katër anët.

Lajme të ngjashme