Avdiu për vrasjen e Liridona Murselit: Ai e paska inskenuar krejt ngjarjen e plaçkitjes - NACIONALE

Avdiu për vrasjen e Liridona Murselit: Ai e paska inskenuar krejt ngjarjen e plaçkitjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistja Zana Avdiu, ka reaguar pasi është raportuar se Naim Murseli është arrestuar nën dyshimin se është përfshirë në vrasjes e gruas së tij, Liridona Murselit.

Avdiu me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar për dhunën e përhapur ndaj grave në shoqërinë kosovare.

Tutje, ajo tha se nuk ka krim të përkryer.

Postimi i saj i plotë:

Nuk ka krim te perkryer!

E pagoi dikend, ta vras Liridonen. Ta vras nenen e femijeve te tij. Ta vras bashkeshorten e tij.

Cfare ligesie, cfare tmerri, cfare krimi monstruoz.

Liridona Murseli dyshohet se u vra nga burri u saj. Ai paska inskenuar krejt ngjarjen e plaçkitjes, vetem per ta vrare gruan.

Kaq shume dhune e brutalitet ndaj grave, ne nje vend kaq te vogel!

Edhe sa gra do te vriten?

Edhe sa do te vazhdoje kjo urrejtje e dhune ndaj grave?

A po ju doke qe po flasim shume per barazi e te drejta te grave? A po ju doket qe po e teprojme?

Faji i kujt eshte edhe kjo vrasje?

Lajme të ngjashme