Avdiu për dhunën ndaj të miturës: Kemi dështuar si shoqëri
Gresa Avdiu, asambliste në Kuvendin Komunal të Gjilanit, nga rradhët e LDK-së, duke komentuar videon e publikuar në Nacionale, ku disa vajza të mitura e rrahin brutalisht bashkëmoshatarën e tyre, ka thënë se kjo dhunë është e papranueshme dhe se “kemi dështuar si shoqëri”.
Avdiu, u ka bërë thirrje prindërve qe të qëndrojnë pranë fëmijëve të tyre, për ta luftuar dhunën dhe bullizimin.
E Plotë:
Kjo është e tmerrshme, e papranueshme!
Kemi dështuar si shoqëri…
Ndjej keqardhje të thellë për familjet e të gjitha vajzave të përfshira në këtë rast, për të cilat jam e bindur se nuk janë rritur e edukuar që të përfundojnë ndonjëherë në situata të tilla. Lutem për prindërit e tyre që ta përballojnë sa më lehtë këtë situatë, dhe lutem me zemër të rënduar që familja e viktimës të gjejë forcë për të përballuar këtë pamje të shëmtuar.
Vajza të reja, që duhet të jenë shembull për qytetin e Gjilanit, po na traumatizojnë me dhunë dhe bullizëm të skajshëm.
Nuk munda ta shikoj videon deri në fund. Jam e shokuar.
Prindër, qëndroni pranë fëmijëve tuaj. Dhunën dhe bullizimin duhet t’i luftojmë së bashku!