Avdiu ironizon me policët e rinj: Mendojnë se sëcilin duhet ta denojnë
Analistja Zana Avdiu, ka shkruar një status për diplomimin e kadetëve të rinj, të gjeneratës së 57-të të Policisë së Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Avdiu ka ironizuar me kadetët e rinj, duke thënë se këta po mendojnë së kë do që takojnë në rrugë duhet ta denojnë.
“Kedo qe e takova sot, u anku qe e kane denu policia. O jane dale ne rruge policet e ri. Ata kujtojne qe kon ta takojne ne rruge, duhet me ia shkru nje tikete. Deri te iu kalon pak entuziasmi, leni kerret te shpia”, ka shkruar Avdiu.
