"Të tregoj pas emisionit" - Zana Avdiu i drejtohet Liridon Lecit: A po më kërcënon a? - NACIONALE

"Të tregoj pas emisionit" - Zana Avdiu i drejtohet Liridon Lecit: A po më kërcënon a?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistja feministe Zana Avdiu tha se analisti i sportit kosovar, Liridon Leci, e ka "kërcënuar".

Postimi i Avdiut u bë viral në rrjetet sociale ku kritikoi veprimin e Granit Xhakës, që e bëri në ndeshjen ndaj Serbisë.

Lidhur me këtë, reagoi edhe Leci që i tha se do ta bënte të njëjtin veprim, dhe që ajo nuk ka të drejtë të bëjë aso postimesh: "Ti s'guxon me më thanë ashtu".

Pastaj, u përgjigj Avdiu me: "Të them, çka bën ti?".

Leci u kundërpërgjigj me: "Të tregoj mas emisionit", derisa në fund Avdiu u ndje e kërcënuar: "A po më kërcënon?", që u diskutua gjatë emisionit live në "T7".

Lajme të ngjashme