AUV tërheq nga tregu dy produkte Sllovene MU, dyshohet për prezencë të trupit të huaj fizik - NACIONALE

AUV tërheq nga tregu dy produkte Sllovene MU, dyshohet për prezencë të trupit të huaj fizik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy lloje të produkteve nga Sllovenia “krem qumështi MU classic” dhe “krem djathi MU me spec të kuq”, janë larguar nga tregu për arsyeje se duhet të bëhen analiza shtesë.

Në këtë rast inspektorati veterinarë ka reaguar menjëherë, ku ka treguar këto produkte dyshohen se për prezencë të trupit të huaj fizik.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga distributori i produkteve të prodhuesit Ljubljanske mlekarne Slloveni ka pranuar informatën se dy lloje të produkteve ‘’krem qumështi MU classic” dhe “krem djathi MU me spec të kuq’’ me numër lloti 1325459001 dhe 1325455001, duhet të tërhiqen nga tregu, nën arsyen se duhet të bëhen analiza shtesë”, thuhet në njoftim.

Tutje nga njoftimi u bë e ditur se sasia e këtyre produkteve është duke u ruajtur në kushte adekuate deri në një vendim tjetër.

“Inspektorati veterinarë reagoi menjëherë duke e bllokuar për dalje në treg apo tjetërsim, sasinë prej 600 copë (krem qumështi MU classic 140 gr në sasi 300 copa dhe krem djathi MU me spec të kuq 140 gr në sasi prej 300 copë) nën dyshimin për prezencë të trupit të huaj fizik në këto produkte (rrezik fizik). Sasia e këtyre produkteve të dyshimta aktualisht gjenden në depot e importuesit dhe janë duke u ruajtur në kushte adekuate, deri në vendimin tjetër. Me këtë rast, AUV njofton të gjithë qytetarët se produktet e njëjta të cilat gjenden në treg nuk janë të dyshimta, pasi e gjithë sasia e këtyre dy produkteve sipas lloteve të dyshuar është bllokuar para se të del në treg”, thuhet në njofim.

Lajme të ngjashme