Autostradën s’e kreu, tash Kurti i premton Gjilanit që do ta kenë hekurudhën që i lidh me Prizren e Ferizaj
Autostradën që zotohej ta krynte në fund të 2023’ës s’e zuri në gojë.
Tash Albi Kurti i Vetëvendosjes u premtoi gjilanasve që do ta kenë hekrudhën që i lidh me Prizren e Ferizaj.
“Në Gjilan po ndërtojmë Stadiumin e Qytetit dhe Kompleksin e Banesave për çifte të reja dhe për familje në nevojë. Gjilanin do ta bëjmë me Ngrohtore të Qytetit, spital modern dhe poliklinikë specialistike stomatologjike. Gjilani do të përfitojë nga ndërtimi i Digës së Firajës, si dhe do ta ketë hekurudhën që e lidh me Prizrenin, Ferizajn dhe Bujanocin. Nga Gjilani i Agim Ramadanit “KATANA” zotohemi për ushtri të fortë dhe Republikë të sigurt, andaj edhe 1 miliard euro investime në mbrojtje dhe fabrikë të dronëve “Made in Kosova”. Gjilani qëndron, nuk lëshon pe!”, shkroi ai.