Autoritetet e Serbisë tërhiqen nga vendimi për ndalimin e pushimeve të punonjësve në veri - NACIONALE

Autoritetet e Serbisë tërhiqen nga vendimi për ndalimin e pushimeve të punonjësve në veri

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Autoritetet serbe janë tërhequr nga vendimi, i cili të punësuarve që merrnin paga nga Qeveria e Serbisë ua ndalonte të shkojnë në pushime veriore.

Dy punonjës nga sistemi i shëndetësisë dhe atij të arsimit kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se sot iu është thënë se tashmë mund t’i shfrytëzojnë pushimet vjetore. Punëtorët e arsimit do të jenë të lirë t’i shfrytëzojnë pushimet vjetore deri më 1 gusht dhe më pas do të duhet të paraqiten në punë.

Drejtori i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën Veriore, ka thënë se punëtorët e sistemit shëndetësor mund t’i shfrytëzojnë pushimet vjetore, ndërsa dëshminë e mëparshme të punonjësve se nuk munden, e ka quajtur “dezinformim”.

Më 1 korrik, punëtorët nga sektori i shëndetësisë dhe arsimit, të cilët punojnë në sistemin serb, kishin dëshmuar se kishin marrë një “urdhër verbal” se për shkak të situatës politike, nuk mund t'i shfrytëzojnë pushimet deri në njoftimin e dytë.

Lajme të ngjashme