Autobusi i stërmbushur bie në humnerë në Pakistan, së paku 32 të vdekur - NACIONALE

Autobusi i stërmbushur bie në humnerë në Pakistan, së paku 32 të vdekur

2 orë më parë

nga NACIONALE

Të paktën 32 njerëz e kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë lënduar, pasi një autobus i stërmbushur me udhëtar ra në humnerë në jugperëndim të Pakistanit.

Autobusi po udhëtonte nga Quetta drejt Peshawar-it, kur u aksidentua në vargmalin Dana Sar, në kufirin mes provincave Balochistan dhe Khyber Pakhtunkhwa, rreth orës 8 të mëngjesit të së premtes, sipas kohës lokale, raporton televizioni BBC.

Një zyrtar qeveritar në spitalin “Zhob” i tha televizionit BBC se gjithsej 48 persona, përfshirë disa gra e fëmijë, ndodheshin në autobus në kohën e aksidentit.

Shkaktari i aksidentit është duke u hetuar, por raportet preliminare tregojnë se një problem në timon mund ta ketë shkaktuar humbjen e kontrollit të vozitësit para rënies në humnerë.

Në fotografitë nga vendi i ngjarjes shihet autobusi i dëmtur rëndë pas rënies në fund të humnerës.

Dhjetëra pjesëtarë të ekipeve emergjente dhe autoambulanca u dislokuan në vendin e ngjarjes, por përpjekjet për shpëtim u vështirësuan nga terreni i vështirë.

Lajme të ngjashme