Autobusi e godet cisternën, 20 të vdekur në Pakistan
Një autobus u përplas me një cisternë në Pakistan mbrëmë në Pakistan, me ç’rast 20 persona vdiqën, thanë të martën zyrtarët e shpëtimit dhe policia.
“Tre autobusë po bënin garë. Njëri nga ta u përplas në një cisternë”, tha zyrtari policor, Imran Shaukat, duke e përshkruar aksidentin që ndodhi në një autostradë afër qytetin qendror, Multan.
Përplasja shkaktoi zjarr në cisternë dhe në autobus, shtoi ai. Zyrtari tha se nuk ishte e mundshme që të identifikohej kompania të cilës i përkiste cisterna.
Një zëdhënës i policisë së autostradave tha se drejtuesi i cisternës ka ikur nga vendi i ngjarjes, raporton agjencia “Reuters”. Një zyrtar i shërbimit të shpëtimit tha se gjashtë pasagjerë kanë mbijetuar.
Aksidentet vdekjeprurëse janë të zakonshme në Pakistan, kryesisht për shkak të shpejtësisë së lartë dhe infrastrukturës së dobët rrugore.
Një cisternë ishte rrokullisur dhe ishte përfshirë nga zjarri më 2017 në këtë rajon, duke shkaktuar mbi 100 viktima.