“Australia është duke shqyrtuar mundësinë e trajnimit të trupave ukrainase"
Pas një telefonate të realizuar me presidentin ukrainas Volodomyr Zelensky, kryeministri australian Anthony Albanese ka thënë se vendi është duke shqyrtuar ofrimin e trajnimeve për trupat ukrainase.
Duke e përshkruar bisedën me Albanese-n, si “të frytshme”, Zelensky tha se a i kishte informuar atë për “terrorin raketor të Rusisë”, si dhe falenderoi Australinë për ndihmën e dhënë deri më tani, duke bërë thirrje për “forcimin e saj”.
Ndërkohë, Albanese është shprehur se i kishte përcjellë Zelensky-t "ngushëllimet e popullit australian për veprimet mjaft të tmerrshme që u ndërmorën kundër objektivave civile nga forcat ruse ditët e fundit" dhe se e ka siguruar atë "angazhimin e vazhdueshëm për t'i dhënë çdo mbështetje Ukrainës".
Kryeministri australian ka konfirmuar se qeveria e tij është duke shqyrtuar një kërkesë të Ukrainës, për t’u bashkuar me përpjekjet për të trajnuar trupat ukrainase.
