Audio-incizimi, Mirena: Nëse AKI-ja hesht, i bie që segmente të caktuara janë në shërbim të kësaj qeverie - NACIONALE

Audio-incizimi, Mirena: Nëse AKI-ja hesht, i bie që segmente të caktuara janë në shërbim të kësaj qeverie

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Ilir Mirena ka komentuar audion e publikuar nga Paparaci ku Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla dëgjohet duke e implikuar Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI), lidhur me publikimin e lajmit të rremë rreth “Nacionales” dhe “Periskopit”.

Mirena i quajti “shokuese” deklaratat e Gërvallës, ndërsa bëri thirrje që AKI-ja të bëj kallëzim penal nën argumentin e keqpërdorimit.

“Kjo çfarë kemi dëgju në audio vërtetë është shokuese dhe mendoj që kësaj here duhet përfundimisht AKI ose komisioni në Kuvendin e Kosovës më thirr drejtorin e AKI-së, duhet me pas një qartësim publik që a është përdorur emri i AKI-së prej drejtorit të RTK-së.

AKI duhet me bë një kallëzim penal me tregu që ky ka fol krye në vete edhe e ka keqpërdorur edhe një institucion tjetër publik siç është RTK-ja. Nëse AKI-ja hesht, atëherë i bie që segmente të caktuara në AKI janë vënë në shërbim të kësaj qeverie me i njollos oponentët politikë, e veçanërisht mediat”, ka deklaruar Mirena në “Pressing”

Lajme të ngjashme