“Aty nuk janë dy 61-sha”: Statovci tenton shpjegimin e paradoksit “i kemi votat për Qeveri, por jo për Kuvend”
Deputetja e partisë Guxo, Jeta Statovci, ka tentuar të shpjegoi paradoksin e VV-së se ka votat për formimin e qeverisë, por nuk i ka për konstituimin e Kuvendit.
Me gjithë përpjekjen, deputetja duket se nuk arrin shpjegimin e këtij paradoksi.
Në një intervistë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ajo ka thënë se nuk janë dy 61-sha.
“Ne e bashkëqeverisim Kuvendin. Kurse pastaj për çështjen e kompetencave dhe procesit të formimit të qeverisë, ai është një proces ku ne hyjmë në negociata politike. Mund të ketë ndarje të përgjegjësisë ekzekutive me marrëveshje potenciale në raport me krijimin e numrit 61 në mënyrë të numrit që të ecet tutje dhe kjo po që nënkupton një përgjegjësi e jona ekskluzive që të sigurohet ajo shumicë. Pjesa e Kuvendit, aty nuk janë dy 61-sha, aty ekziston një tërësi, andaj si tërësi duhet të mbështetur pozita dhe që i propozojnë subjektet politike”, ka thënë ajo.