ATK: Këngëtarët po i ikin tatimit, thonë se paguhen nga 400 euro - NACIONALE

ATK: Këngëtarët po i ikin tatimit, thonë se paguhen nga 400 euro

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj, në një konferencë për media, ka treguar shqetësimet e Administratës Tatimore të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe për dyshimet për mashtrim, nga një kategori që në vendin tonë fiton mjaft shumë.

Këngtarët sipas Murtezajt, po i thonë se paguhen nga 400 ose 500 euro për një aheng, derisa informacionet e tjera e thonë se ata paguhen deri në 7-8 mijë euro.

“Një këngëtar i estradës ka deklarim 400 deri në 500 euro në një aheng, ndërsa dihen që informatat tjera, të cilat ne veç i kemi evidente, çmimet e tilla shkojnë deri në 7-8 mijë apo 10 mijë euro. Kjo është një diskrepancë shumë e madhe”

Ai shtoi se ATK-ja do t’i trajtojë kujdesshëm këto raste.

“Por, ne sigurisht që të gjitha këto raste i trajtojmë kujdesshëm dhe gjithëherë aty ku ka raste të tilla, të veprojmë”

Lajme të ngjashme