Atentati ndaj Trump, Hamza: Vlerat e kombit amerikan nuk mund t'i cenojë dhe zbeh asnjë akt i shëmtuar - NACIONALE

Atentati ndaj Trump, Hamza: Vlerat e kombit amerikan nuk mund t'i cenojë dhe zbeh asnjë akt i shëmtuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për kryeministër dhe njëherit kryetari i Mitrovicsë, Bedri Hamza, ka reaguar pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai ka thënë se ekstremistët përmes dhunës po synojnë t’i arrijnë qëllimet e tyre janë armiqtë më të mëdhenj të demokracive kudo në botë.

Vlerat e kombit amerikan nuk mund t'i cenojë dhe zbeh asnjë akt i shëmtuar!” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Bota demokratike është tronditur nga atentati ndaj presidentit Trump, i cili fatmirësisht shpëtoi pa pasoja serioze. Shpreh keqardhje për humbjen e jetës së qytetarit amerikan dhe plagosjes së një tjetri, që ishin pjesë e tubimit elektoral. Ekstremistët që përmes dhunës si mjet politik synojnë t’i arrijnë qëllimet e tyre janë armiqtë më të mëdhenj të demokracive kudo në botë.

Vlerat e kombit amerikan nuk mund t'i cenojë dhe zbeh asnjë akt i shëmtuar!

Presidentit Trump i urojmë rikthim të shpejt në garën elektorale!

God Bless America!

Lajme të ngjashme