Ata që besojnë në demokraci dhe të drejta të njera të votojnë Kosovën në KiE, Osmani bën thirrje
Në prag të votimit të raportit të Dora Bakoyanis për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropsës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka bërë thirrje vendeve anëtare të votojnë pozitivisht në seancën e sotme.
Vendet që besojnë në të drejta të njeriut dhe në demokraci duhet të votojnë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ishte thirrja e Osmanit.
“Sot anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u është dhënë mundësia për të dërguar një mesazh të fortë, që Evropa qëndron fuqishëm në angazhimin e saj për demokracinë dhe të drejtat e njerëzve”.
“Secili që beson vërtetë në një të ardhme me këto vlera, do të votojë në favor të anëtarësimit në Kosovës në KiE”, ka thënë Osmani.