“Ata në Hagë po thonë s’kemi qenë në vija të frontit”: Haxhi Avdyli sulmon krerët e UÇK-së, Arton Demhasaj i kthehet keq
Debat i ashpër ka ndodhur në KTV për temën e çlirimit të Kosovës.
Deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se ata në Hagë po e mohojnë se kanë luftuar.
“Unë jam veteran i luftës. Ju (PDK-ja) s'e keni çliruar Kosovën. Qytetari i Kosovës e ka çliruar Kosovën...Ata në Hagë po thonë se s’kemi qenë në vija të frontit.”, ka deklaruar Avdyli në "Konfront" të KTV-së.
Reagoi ashpër kandidati për deputet nga AAK-ja, Arton Demhasaj.
“Jo ti je kanë në betejë me Albinin”, tha ai.