Astrit Gashi: SBAShK-u i ka bërë tre autogola vetes - NACIONALE

Astrit Gashi: SBAShK-u i ka bërë tre autogola vetes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas analistit Astrit Gashit, situata e tanishme e SBAShK-ut vie si rrjedhojë e verpimeve të tyre. Ai ka thënë se kjo sindikatë i bëri tre autogola vetes duke mos qenë më largpamës në atë se çfarë do të sillnin veprimet e tyre.

“Thanë duke e bërë temë tre javë se kryeministri nuk po na takon. I takoi. A ishte problemi takimi apo plotësimi i kërkesave? Greva e pësoi goditjen më të madhe të saj pas takimit me Kurtin, ky ishte autogoli i parë i saj. Autogoli i dytë, nuk e di si e kanë menduar po ideja për të hyrë në grevë duke shfrytëzuar mjetin e fundit opozitar pa qenë të vendosur me i shku deri në fund, ishte autogoli i dytë”, ka deklaruar Gashi gjersa ka numëruar edhe “autogolin” e tretë.

“Greva është instrumenti më i madh dhe më i fortë i një sindikate. Si mundet të pezullohet me një votim të thjeshtë me 52 me 48, si mundet të pezullohet një grevë me një shumicë të thjeshtë? Nuk ka logjikë”, tha Gashi në Debat Plus.

Lajme të ngjashme