Asociacioni i QPS-ve me reagim: Po shkelet ligji, komunat po degradojnë Qendrat e Punëve Sociale si institucion të veçantë - NACIONALE

Asociacioni i QPS-ve me reagim: Po shkelet ligji, komunat po degradojnë Qendrat e Punëve Sociale si institucion të veçantë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Thellësisht të shqetësuar” janë shprehur Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale me riorganizimin e QPS-ve nëpër komuna, të cilat, sipas tyre, po kategorizohen tash thjesht si sektorë brenda drejtorive komunale – ndërsa droja e tyre përkthehet në atë që “praktikisht me këtë (riorganizim) nuk mund të themelohet dhe funksionalizohet as Organi i Kujdestarisë”.

Për më tepër, sipas këtij Asociacioni, kjo bie ndesh edhe me ligjjet themelore në vend që rregullojnë shërbimet sociale dhe familjare.

Asociacioni i QPS-ve u bën thirrje komunave që në rregullimet e tyre të brendshme “të ruajnë frymën unike të organizimit dhe të mos degradohen nga ky institucion veçantë”.

Postimi i plotë:

Reagim publik

Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë shpreh shqetësimin e thellë lidhur me degradimin e plotë që po ndodhë me QPS-të në nivel të Kosovës të cilat po e humbasin statusin e tyre si institucion specifik.

Në përputhje me dispozitat e akteve ligjore dhe të rregullores: “RREGULLORE (QRK) NR. 01/2020 PËR STANDARDET E ORGANIZIMIT TË BRENDSHËM, SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS DHE BASHKËPUNIMIN NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE AGJENCITË E PAVARURA” Komunat duhet të hartojnë rregulloren e brendshme për organizimin dhe sistematizimin e brendshëm:

Gjatë hartimit të rregulloreve nëpër Komuna – QPS -të ( Qendra për Punë Sociale) po kategorizohen si sektorë brenda drejtorive komunale dhe po humbasin të gjitha strukturat e brendshme te cilat i kanë pasur deri me tani, praktikisht me këtë nuk mund te themelohet dhe funksionalizohet as Organi i Kujdestarisë. Ky lloj organizimi i brendshëm është ne kundërshtim me dispozitat ligjore te Ligjeve bazike qe e rregullojnë fushën e shërbimeve sociale e familjare dhe te mandateve

Asociacioni i QPS-ve kërkon që Komunat gjatë hartimit të Rregulloreve të brendshme Komunale të ruajnë frymën unike të organizmit dhe të mos degradohen nga Institucion i veçantë, në sektor sipas rregullores komunale për organizmin e brendshëm dhe sistematizim. Kërkojmë qe kjo te mos ndodh pasi kjo bie ndesh me dispozitat e Ligjeve te veçanta qe e rregullojnë fushën e shërbimeve sociale dhe familjare .

Gjithashtu Asociacioni i QPS-ve kërkon qe këto propozime të rregullohet gjate plotësim ndryshimit te Ligjit të Pagave i cili është në Qershor 2024 në agjende legjislative sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për plotësim ndryshimin e disa neneve, kjo te merret me prioritet edhe për QPS-në si në vijim:

• Drejtorët e QPS-ve te kategorizohen si nivel i mesëm drejtues pasi qe janë autoritet per ruajtjen e ligjshmërisë ne institucion dhe zbatimin e ruajtjen e standardeve profesionale.

• Udhëheqësit e shërbimeve – nivel i ulet drejtues pasi qe ne shërbimin social udhëheqin Organin e Kujdestarisë dhe kryejnë pune specifike per shërbimin

• udhëheqësit e skemës se ndihmës sociale – nivel i ulet drejtues pasi janë përgjegjës per vendimet dhe menaxhimin e këtij shërbimi ne përputhje me ligjin aktual te Skemës se ndihmës sociale

Në “RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2024 PËR KLASIFIKIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË SHËRBIMIN CIVIL” kategorinë po e citojmë: “Profesional 1 Në këtë klasë vendosen pozitat e nivelit të lartë profesional, të cilat kryejnë detyra që kërkojnë njohuri të thella profesionale në fushat dhe sektorët e caktuar. Mbajtësit e këtyre pozitave kryejnë një sërë detyrash të natyrës komplekse ose specifike në mënyrë individuale ose si udhëheqës ose anëtar i një ekipi. Mbajtësit e këtyre pozitave punojnë të pavarur dhe pa mbikëqyrje dhe mbështetje profesionale brenda udhëzimeve të përgjithshme lidhur me objektivat dhe afatet e përfundimit të detyrave” .

Andaj sipas përkufizimit të rregullores profesionistët e shërbimeve sociale te vendosen profesional 1 – në përputhje me funksionin dhe specifikave që i kërkon Ligji i Familjes 2004/32 sipas te cilit kërkohet të funksionoj Organi kujdestarisë, i cili precizon po e citojmë: Organi i Kujdestarisë është grup që përbëhet nga ekspert të fushës... përfundon citati dhe kjo dispozitë duhet të përmbushet në mënyrë që të funksionalizohet Organi i Kujdestarisë. Zyrtarët e skemës së ndihmës sociale të vendosen profesional 2 në përputhje me përgjegjësinë që e ushtrojnë sipas Ligjit të skemës së ndihmës sociale dhe të rregullores së cekur me lartë.

Andaj, kërkojmë me ngulm që të merren hapa para se kjo situate të merr përmasa me pasoja te pakthyeshme per degradimin dhe jo funksionimin e QPS-se për përmbushjen e detyrave të saj specifike.

Lajme të ngjashme