'Asnjë shqiptar në delegacionin e Maqedonisë në Samitin e NATO-s', BDI: Ky nuk është përfaqësim i shtetit - NACIONALE

'Asnjë shqiptar në delegacionin e Maqedonisë në Samitin e NATO-s', BDI: Ky nuk është përfaqësim i shtetit

2 orë më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar pasi në delegacionin shtetëror të Maqedonisë së Veriut, i cili po merr pjesë në Samitin e NATO-s në Turqi, nuk është asnjë shqiptarë.

Në reagimin e BDI-së thuhet se kjo është pasqyra e një mentaliteti politik që shqiptarët i sheh si dekor.

Tutje thuhet se përjashtimi i shqiptarëve nga përfaqësimi ndërkombëtar është një mesazh i gabuar për aleatët dhe vetë karakterin e shtetit.

Reagaimi i plotë:

“Përfaqësim pa shqiptarë nuk është përfaqësim i shtetit

Në Samitin e NATO-s në Turqi, Maqedonia e Veriut paraqitet me një delegacion pa asnjë përfaqësues shqiptar.

Kjo është pasqyrë e një mentaliteti politik që e sheh shtetin si pronë të një etnie, ndërsa shqiptarët vetëm si dekor të brendshëm.

Maqedonia e Veriut është shtet multietnik dhe anëtare e NATO-s falë një arkitekture politike që ndërtohet mbi barazi, përfaqësim dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Delegacionet shtetërore duhet ta reflektojnë realitetin e vendit, jo ta fshijnë atë.

Përjashtimi i shqiptarëve nga përfaqësimi më i lartë ndërkombëtar është mesazh i gabuar për qytetarët, për aleatët dhe për vetë karakterin e shtetit.

Shteti nuk përfaqësohet drejt kur gjysma e realitetit të tij lihet jashtë.”

Lajme të ngjashme