Asistentja e UP-së del kundër grevës në arsim duke krahasuar Kosovën me Italinë: Po shantazhoni
Asistentja në Universitetin e Prishtinës, Majlinda Bregasi, ka dalë kundër grevës në arsim.
Bregasi ka bërë një krahasim me Italinë që sipas saj punëtorët e arsimit do të ishin ‘skuqur’ po ta dinin sa punojnë punëtorët e arsimit në Itali.
"Sindikata juaj nuk po shtron kërkesa të arsyeshme e të argumentuara, por po shantazhon, për t’u dukur se po ju mbron ju.", ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo kritikuar mësimdhënësit për ankesat e tyre për paga ulta.
Shkrimi i saj i plotë:
Në Itali psh nuk paguhen ditët e grevave, shumica e mësuesve e kanë kuptuar se kushtet rregullohen me dialog të arsyeshëm.
Nderkohë shteti gjen mënyra reale për ndihmë se pa arsim nuk ka ekonomi, kulturë e asgjë tjetër.
Çdo mësues/e ka kartën e docentit me të cilën ka lirime në shumë fusha, nga librat te biletat etj.
Bonus docenti u mundëson blerjen e një numri artikujsh.
Roga kurrë nuk mjafton, e dimë, por po ta dinit sa punojnë mësuesit në Itali, do ishit skuqur.
Sindikata juaj nuk po shtron kërkesa të arsyeshme e të argumentuara, por po shantazhon, për t’u dukur se po ju mbron ju.