Asistenti i Kurtit shfaq dashuri për shefin dhe gruan e tij, "lutet" të mbrohen nga mësyshi
Arianit Beqiri, asistent i kryeministrit Albin Kurti, ka shpërndarë fotografinë ku ai shihet me bashkëshorten e tij, duke ia bashkëngjitur edhe dy “emoji”.
Fotografisë, Beqiri ia ka vendosur një sy të kaltër, i cili përdorët për të "ruajtur dikë" nga “mësyshi”, apo qëllimet e këqija të të tjerëve ndaj tij, ndonëse nuk është e vërtetuar që e ka këtë efekt.

Kurti po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, ku është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Kndusen.
Atje është e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po ashtu po merr pjesë bashkë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.
Dy liderët, para dy ditësh patën një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Kurti ndërkaq, në lidhje me dialogun, dje takoi edhe kryediplomatin evropian, Josep Borrelll.
