Asgjë e re: Pasi u dënua me 1 vjet e 6 muaj burg, Egzon Azemi i lidh gjyqtarët me Serbinë
Deputeti i VV-së, Egzon Azemi, ka reaguar pasi u dënua me 1 vit e gjashtë muaj burg për nxitje të përçarjes.
Ai i ka lidhur gjyqtarët me Serbinë.
Ata që lirojnë terroristët serbë që gjuajnë bomba duan të na dënojnë neve aktivistëve shqiptarë vetëm sepse reaguam ndaj këtij skandali.
Arlind Manxhuka dhe unë sot u dënuam nga 1 vit e 6 muaj burg, pa asnjë provë nga sistemi i vjetëruar i drejtësisë që liron terroristët serbë.
Edi Zenelaj dhe Qerim Elshani u dënuan me nga 6 muaj burgim.
Krejt kjo nga ata që i nënshtrohen Serbisë.
Pra në total 4 vite burg për ata që reagojnë kur lirohen kriminelët serbë që gjuajnë bomba e vrasin policë.
Qantat që vijnë andej kufirit të Republikës kurrë nuk do të na mbyllin gojën. Rroftë Republika e Kosovës, turp atyre që lirojnë kriminelë serbë e neve na dënojnë veç pse reagojmë!