Asamblisti i LDK-së i reagon VV-së në Gjilan: Po bëni propagandë në emër të varrezave të dëshmorëve - NACIONALE

Asamblisti i LDK-së i reagon VV-së në Gjilan: Po bëni propagandë në emër të varrezave të dëshmorëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Gjilan, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, në këtë komunë, për mos votimin e disa pikave në kuvend komunal, duke thënë se qëllimisht po bëjnë bartjen e buxhetit, që sipas tyre me këtë janë duke treguar se prioritetet e tyre nuk përputhën me nevojat e qytetarëve.

Në mes e pikave që VV-ja, parti kjo që udhëheq Gjilanit, e ka akuzuar LDK, si opozitë në këtë komunë, është edhe tek shpenzimet kapitale, që sipas tyre LDK nuk ka votuar për finalizimin e projektit të varrezave të dëshmorëve.

Në lidhje me këtë, Nacionale ka kontaktuar me Gentrit Murselin, asamblist në këtë komunë nga radhët e LDK-së.

Murseli e ka quajtur propagandë të turpshme në emër të varrezave të dëshmorëve.

Ai tutje ka thënë se përdorimi i kësaj metode nga ana e pushtetit në Gjilan, është dezinformim për qytetarët, që vërteton se VV-ja në Gjilan janë duke e ndjerë humbjen e mbështetjes qytetare.

“Nuk ka gjë më të turpshme se sa propaganda politike në emër të varrezave të dëshmorëve. VV në Gjilan ka sponsorizuar me mjete materiale postimin propagandues ku sulmohet padrejtësisht opozita. Përdorimi i kësaj metode të mjerueshme për dezinformim të qytetareve e vërteton se pushteti në Gjilan duke e ndjere humbjen e mbështetjes qytetare, kanë filluar të mos zgjedhin metoda për të tentuar ruajtjen e pushtetit te cilin e keqpërdorin çdo ditë. Duke mos pasur asnjë projekt për ta postuar e sponsorizuar, pushteti sponsorizon sulmin e pashembullt ndaj opozitës! Ndryshimi në Gjilan ka emër, quhet Dështim!” – ka thënë Murseli

Lajme të ngjashme