Asambleisti i LDK-së: Kryetari i Gjilanit ka shpenzuar mbi 50 mijë euro dreka e darka, mjetet janë paguar nga Drejtoria e Bujqësisë - NACIONALE

Asambleisti i LDK-së: Kryetari i Gjilanit ka shpenzuar mbi 50 mijë euro dreka e darka, mjetet janë paguar nga Drejtoria e Bujqësisë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Asambleisti i LDK-së në Gjilan, Gentrit Murseli, ka bërë me dije se kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, ka shpenzuar mbi 50 mijë euro dreka dhe darka në një restorant të kësaj komune.

Përmes një video të postuar në profilin e tij, ai ka deklaruar se i pari i komunës kurrë nuk ka treguar se si i ka shpenzuar këto para me stafin e tij.

Ai ka bërë me dije se për këtë çështje po zvarritet edhe seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit ku është paraparë të diskutohet për punën e kryetarit.

Për herë të dytë me radhë seanca po bllokohet nga pushteti me një arsyetim banal se në këtë sallë nuk ka internet. Në realitet faktet janë krejtësisht tjera. Ne sot e kemi pasur raportin e punës së kryetarit Alban Hyseni, ku nga këto dokumente vërtetohet që kryetari i komunës bashkë me stafin e tij kanë shpenzuar në një hotel në Gjilan më tepër se 50 mijë euro, kurse pagesa është ekzekutuar nga Drejtori e Bujqësisë”, ka thënë Murseli.

Sipas tij, ky skandal merr përmasa tjera kur dihet që Drejtoria e Bujqësisë nuk i paguan obligimet ndaj bujqve të kësaj komune.

Skandali thellohet dhe më tepër kur e kuptojmë që për herë të parë pas shumë kohesh Drejtoria e Bujqësisë nuk do t`i subvencionoj bujqit dhe fermerët e Gjilanit për mbjelljet pranverore dhe mekanizmin bujqësor me arsyetimin se kjo drejtori ka mbetur pa mjete”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme