As këtë vit PDK nuk merr pjesë në fjalimin e presidentes Osmani: Ka dështuar dhe është jo unifikuese
Grupi Parlamentar i PDK-së ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në fjalimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.
Arsyet për mospjesëmarrje për PDK-në, janë pasi Osmani ka dështuar dhe është jo unifikuese.
“Gjuha jo unifikuese, tejet polarizuese dhe përçarëse e presidentes Osmani, apo heshtja kur e ka obligim të jetë në shërbim të çdo qytetari nga frika se mos nuk është në pajtim me partnerin e saj politik, janë shembuj tipik të një personi që nuk është kredibil ta ushtrojë detyrën shtetërore që aktualisht e gëzon.”, thuhet në njoftim.
PDK gjithashtu ka renditur disa veprime të presidentes Osmani “kundër institucioneve të Kosovës”.
As vitin e kaluar PDK nuk kishte marrë pjesë në fjalimin e presidentes Osmani në Kuvendin e Kosovës.
