Arrestohen dy persona, dyshohen për falsifikim të parasë
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Ferizaj, të dyshuar për flasifikim të parave.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë, gjatë këtij operacioni është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë së dyshuarit shtetas kosovar. Gjatë operacionit policor, si prova materiale që do të përdoren në procedurë të mëtejme, janë sekuestruar 700x50 € = 35000 €, 181x100 € =18100 €, 100x100 $ dollarë amerikan, 2 vetura dhe 3 telefona.
Policia bënë të ditur se këto veprimet janë kryer me autorizimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizaj me vendimin e të cilit të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
“Arrestimi ka ardhur pas një pune operativ dhe hetimore, pasi policia kishte rënë në gjurmë të të dyshuarve dhe më pas dje ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të dy të dyshuarve: B.S., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar) dhe M.I., (viti i lindjes 1986, mashkull Shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut). Të dyshuarit ishin duke tentuar t’i vejnë në qarkullim një shumë të parave të falsifikuara me vlerë të përgjithshme prej 53100 (pesëdhjetë e tremijë e njëqind euro) si dhe 10000 (dhjetë mijë dollarë amerikan)”, thuhet në njoftimin e tyre.