Artan Behrami: Vjosa Osmani mos me e marrë edhe një mandat, është në gjendje me kallë krejt vendin
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani.
Ai ka thënë se Osmani është në gjendje me kallë vendin, nëse nuk e merr edhe një mandat.
Postimi:
Vjosa Osmani është më shumë përfytyrim i urrejtjes, traumave dhe anktheve që kemi si shoqëri, sesa i potencialit dhe kreativitetit tanë shoqëror!
Kjo, mos me marrë edhe një mandat, është në gjendje me kallë krejt vendin!
Shyqyr që koha e populistëve po perëndon! Bashkë me ta po perëndon edhe epoka e përndjekjes së gazetarëve!