"Arsye banale dhe fiktive, zyrtarit i është sëmurë kunata": Peci akuzon Ramën se po e bllokon ndërtimin e objektit të MBPZHR-së - NACIONALE

"Arsye banale dhe fiktive, zyrtarit i është sëmurë kunata": Peci akuzon Ramën se po e bllokon ndërtimin e objektit të MBPZHR-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama se po e bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Peci përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Rama ka bllokuar çdo procedurë për ndërtimin e këtij objekti dhe se kanë kaluar 42 ditë nga afati kohor.

Ai ka thënë se krejt ky bllokim po bëhet për “arsye banale dhe fiktive të zyrtarëve komunal”.

Përkundër dhjetra takimeve dhe shkresave zyrtare duke përfshirë emailin direkt në adresë të tijën, ne mbesim të bllokuar me arsyet banale dhe fiktive të zyrtarëve komunal të llojit të:

I është sëmurë babai njërit prej zyrtarëve; Zyrtari kompetent është në pushim vjetor, Kemi bërë disa lëshime teknike, javën tjetër ua lëshojmë; Zyrtarit i është sëmurë kunata; e kështu me rradhë.” – ka shkruar Peci.

Përparim, hap krahun përparimit të Kosovës.” – ka kërkuar ai.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme