Arsim Ademi kandidat për ta zëvendësuar në Viti 'shokun e ngushtë të Kurtit’, të cilit pushtetari ia ktheu shpinën - NACIONALE

Arsim Ademi kandidat për ta zëvendësuar në Viti 'shokun e ngushtë të Kurtit’, të cilit pushtetari ia ktheu shpinën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ditë më parë, Nacionale shkroi se Nijazi Isaku, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka hequr dorë nga kandidimi për kryetar të Qendrës së VV-së në Viti.

Ndonëse, për katër vite udhëhoqi partinë në këtë qytet, tash z.Isakut i është kërkuar largimi nga gara, me pretekstin se i njëjti votoi kundër projekt-kodit civil muaj më parë.

As e kaluara e tij 17-vjeçare në VV, e as afërsia me kryetarin Albin Kurti, nuk e “ndihmoi” Isakun për t’i shpëtuar vorbullës së “spastrimeve”.

Pas kësaj, qendra e LVV-së në Viti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për tre pozitat e kësaj partie.

Siç bëhet e ditur, Arsim Ademi do të jetë kandidat për kryetar i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Viti.

Ademi qe tash pritet ta udhëheq LVV-në në Viti, është i anëtarësuar së fundmi në këtë parti, duke kandiduar për kryetar të Vitisë në zgjedhjet e fundit lokale, e të cilat i humbi ka kundërkandidati i LDK-së, Sokol Haliti.

Siç ka raportuar Nacionale, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, e takoi Nijazi Isakun, deputet i VV-së nga Vitia, dhe njëherit figura kryesore e kësaj parti në këtë qytet të Anamoravës. Në takim, Kurti i kishte kërkuar Isakut të ofrojë dorëheqjen nga gara.

Një takim i javës së kaluar në objektin qendror të LVV-së në Prishtinë, ishte determinues për garën e brendshme të Qendrës së VV-së në Vitit.

Lajme të ngjashme