Arsenijeviq për takimin me Vitinë: Sigurimi i tij reagoi ashpër, ai u mundua të më qetësoj, më ftoi për kafe - NACIONALE

Arsenijeviq për takimin me Vitinë: Sigurimi i tij reagoi ashpër, ai u mundua të më qetësoj, më ftoi për kafe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një video-incizim i publikuar nga Betimi për Drejtësi, dëshmon një takim të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, me politikanin serb, Aleksandar Arsenijeviq.

Nga pamjet e publikuara, Viti shihet i ulur në kafe vetëm me politikanin tashmë të famshëm për arrestimet e tij shkaku i protestave në veri.

Arsenijeviq në një përgjigje për Gazetën Nacionale tha se fillimisht sigurimi i ministrit Vitia ka reaguar ashpër ndaj tij, e më pas Vitia e ftoi për kafe.

“Atë ditë janë gërmuar varrezat në Mikronasel të Mitrovicës, kemi shkuar dhe kemi raportuar në polici. Më vonë dëgjova se Atiqi ishte në urë me mamografi, shkova ta fotografoja dhe t'i bëja pyetje se kush e ka lejuar që të gërmohen varrezat serbe.

Për këtë ka reaguar ashpër sigurimi i ministrit Vitia dhe kemi pasur një bisedë verbale. Vitia për të qetësuar pasionet më ftoi në një kafene aty pranë për të qetësuar situatën dhe për të pirë kafe sepse njihemi nga pritja në ambasadë. Nuk doja ta refuzoja dhe të tregoja jomikpritjen. Unë e njoh atë si një zotëri të sjellshëm.” – ka thënë ai.

Tutje politikani serb ka shtuar se nuk kanë qëndruar më shumë se 10 minuta me ministrin Vitia.

“Biseduam për atë ngjarje sepse me të vërtetë më shqetësoi siguria e tij, i bëra edhe një apel për ndalimin e importit të barnave për spitalet serbe. Biseda nuk zgjati më shumë se 5-10 minuta se nuk besoj se kemi pirë as kafe.

Nuk e kuptoj pse eshte lajm sepse ishim transparent ne nje kafene plot me njerez.” – ka shtuar Arsenijeviq.

Lajme të ngjashme