Arsenijeviq do që të intervistohet “online” nga Prokuroria: “Sveçla veç po i shton benzin zjarrit që ka përgatitur” - NACIONALE

Arsenijeviq do që të intervistohet “online” nga Prokuroria: “Sveçla veç po i shton benzin zjarrit që ka përgatitur”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aleksandar Arsenijeviq, politikani serb nga veriu i Kosovës ka shkruar se është “i gatshëm” që të intervistohet nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës, por ama “online”.

Për deklarimet e deputetit Xhelal Sveçla, ai tha se po i shton “benzin zjarrit që ka përgatituer”.

“Jam i gatshëm tël intervistohem online nga Prokuroria dhe Policia në prani të avokatit tim. Svçela, me deklarimin e tij të sotëm, po i shton benzi zjarrit që ka përgatitur”, shkroi ai në Facebook.

Arsenijeviq është i kërkuar nga autoritetet vendore pasi në një pronë të tij në Zveçan u gjetën një arsenal armësh të fshehura, të cilat pretendon ai se nuk janë të tij.

Lajme të ngjashme