Arsenijeviq arrestohet sërish për fishkëllima, ndalohet për 48 orë
Lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq është arrestuar sërish për fishkëllimë në Mitrovicë të Veriut. Arrestimi është bërë në bazë të urdhrit të prokurorit me akuzën për ngacmim. Ai është ndaluar për 48 orë.
Aktivistët e demokracisë serbe, së bashku me presidentin e tyre, Aleksandar Arsenijeviq, raportohet se protestuan gjatë monentit kur kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atić, së bashku me këshilltarin e tij, Visar Silja, kanë shëtitur rrugëve të Mitrovicës.
“Në bazë të urdhrit të prokurorit, Arsenijeviç-in e kemi marrë në pyetje për ngacmim dhe me urdhër të prokurorit e kemi dërguar në paraburgim prej 48 orësh”, ka thënë Elshani për “Kossev”
Siç raporton mediumi, Arsenijeviq ka përsëritur se po i bie bilbilit sepse është një “kryetar i paligjshëm”.