Arrstohet një grua në Prishtinë: I mashtroi disa persona për viza pune në Gjermani - NACIONALE

Arrstohet një grua në Prishtinë: I mashtroi disa persona për viza pune në Gjermani

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua është arrestuar në Prishtinë.

Ajo dyshohet se ka ushtruar aktivitet pa leje, dhe e njëjta kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza të punës në Gjermani.

Njoftimi:

MASHTRIM

Rr. Azem Jashanica, Prishtinë 2023-2024, NN. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta kishte ushtruar aktivitet pa leje pune dhe e njëjta i kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani. Në konsultim me prokurorin është verifikuar dokumentacioni në zyrën e të dyshuarës si dhe janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse, dy telefona, një shtëpizë kompjuterike, para të gatshme si dhe dëshmi tjera përmes së cilave dokumentohet aktiviteti i kundërligjshëm. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme