Arrestohet shtetasi kosovar i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar të kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Belgjikës.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i personit me inicialet S.U. është bërë sot, më 08.07.2026, rreth orës 00:55, në Pikën e Kalimit Kufitar në Kullë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.