Arrestohet një zyrtar në Kaçanik për keqpërdorim të detyrës - NACIONALE

Arrestohet një zyrtar në Kaçanik për keqpërdorim të detyrës

2 orë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka filluar hetimet pas pranimit të informacionit mbi dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga një tashmë i dyshuar person zyrtar në Kaçanik.

Dyshohet se personi duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, përveq dokumentacionit të rregullt për leje të ndërtimit, i kishte kërkuar viktimës dokumente shtesë (projekte) e të cilat do tia kompletonte ai per ti paguar me pas shumën mbi 600 euro tek një kompani private gjeodezike. Pasi viktima kishte marr lejen, kishte verejtur se dokumentet per te cilat kishte bere pagesen nuk figuronin ne dosje, dhe me këtë rast e njoftoi Policinë.

Hetuesit policorë me të kuptuar për rastin kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore/operative dhe si rezultat i kësaj në koordinim të plotë me Prokurorin e rastit të PTHF sot në prezencë të avokatit mbrojtës kanë intervistuar të dyshuarin, nën dyshimin për veprën “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar“ neni 414 I KPRK-së.

Pas intervistës i dyshuari me Aktvendim të Prokurorit, është ndaluar për 48 orë

Lajme të ngjashme