Arrestohet një serb në Jarinje, dyshohet për sulm më armë zjarri ndaj personave zyrtar kohë më parë - NACIONALE

Arrestohet një serb në Jarinje, dyshohet për sulm më armë zjarri ndaj personave zyrtar kohë më parë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte është arrestuar një person në Jarinje, pasi që i njëjti ishte në kërkim për shkak të veprës ‘vrasje e rëndë (në tentativë)’, ndaj personave zyrtar.

PK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kjo ngjarja ka ndodhur kohë më parë.

Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar i cili ishte në kërkim. Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave zyrtare, sot, më 09.02.2022, rreth orës 15:00, në Jarinje ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë të dyshuarin M.A. (m/s/k), i cili ishte në kërkim. Personi i ndaluar është i dyshuar për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtar, ‘vrasje e rëndë (në tentativë)’, rast ky i kryer kohë më parë”, thuhet në njoftim.

Policia tutje ka treguar se me autorizim të prokurorit kompetent i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme