Arrestohet një polic, dyshohet se e rrahu një të mitur - NACIONALE

Arrestohet një polic, dyshohet se e rrahu një të mitur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një polic është arrestuar.

I njëjti dyshohet se e ka rrahur një të mitur, gjatë kohës që ishte jashtëe detyrës zyrtare.

Komunikata e plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor cili ishte i angazhuar në policinë kufitare – Stacionin e Policisë Kufitare në Glloboçicë.

Hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione dje ku dyshohej se ky zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare ka ushtruar dhunë fizike ndaj një qytetari të moshës së mitur me ç’ rast të njëjtit i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

IPK-ja ka ndërmarrë veprime paraprake hetimore në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj pas të cilave ka dyshim të arsyeshëm që zyrtari policor ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Zyrtari i dyshuar është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Në përputhje me kompetencat ligjore dhe në interes të hetimit penal, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për këtë zyrtar policor përderisa veprimet tjera hetimore do të ndërmerren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Lajme të ngjashme