Arrestohet një person që dyshohet se mori pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës - NACIONALE

Arrestohet një person që dyshohet se mori pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, kanë dalur me komunikatë të përbashkët, me anë të së cilës njoftuar se është arrestuar një person, me inicialet R.M, i cili dyshohet për krime lufte.

Ai dyshohet se mori pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Komunës së Malishevës.

I njejti është arrestuar në Prishtinë.

E plotë:

Komunikatë e Përbashkët nga PSRK dhe Policia e Kosovës

ARRESTOHET NJË PERSON NËN DYSHIMET PËR KRIME LUFTE

Prishtinë, 12 Gusht 2025 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në mëngjesin e së martës kanë arrestuar personin me inicialet R.M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”.

I dyshuari R.M., është arrestuar në Prishtinë.

R.M., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.

Gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve.

Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special.

Lajme të ngjashme